Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e veta për të hyrë në NATO, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm Dmitro Kuleba. Ai theksoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka një pozicion të qartë lidhur me temën.
Në një interviste televizive ai komentoi deklaratat e bëra pak ditë më parë nga shefi i kabinetit të Stoltenberg, Stian Jenssen, sipas të cilit Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s, në këmbim të heqjes dorë nga territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia.
Jenssen bëri më vonë një hap prapa duke kërkuar falje për deklaratën, dhe i cilësoi si të gabuara fjalët e tij.
“Presidenti ka komunikuar vazhdimisht me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke ruajtur një raport shumë të ngushtë me të.
Ju siguroj se pozicioni i sekretarit të përgjithshëm është absolutisht i qartë dhe i njëjtë me Ukrainën. Nuk mund të ketë shkëmbime në territoret ukrainase.”
/abcnews.al