Malajzi/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen gjatë përplasjes, raportohet për 10 viktima  

schedule12:42 - 17 Gusht, 2023

schedule 12:42 - 17 Gusht, 2023

Një avion me tetë persona në bord u rrëzua në një autostradë në shtetin Selangor të Malajzisë  të enjten në mëngjes, duke shkaktuar 10 viktima, sipas një njoftimi të policisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Malajzisë tha se përplasja ndodhi në qytetin Elmina, duke shtuar se avioni mbante gjithsej gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Policia ka konfirmuar se dhjetë persona (8 personat në bord, një çiklist dhe një shofer makine) kanë vdekur si pasojë e rrëzimi të avionit. Sipas Ministrisë së Zhvillimit, një motoçikletë është goditur nga avioni dhe zjarrfikësit janë nisur për operacionet e shuarjes së zjarrit dhe shpëtimit.

Shefi i policisë lokale, i cili konfirmoi incidentin, tha se një ekip policie është dërguar gjithashtu në vendngjarje.

Raportohet se avioni ra në tokë dhe shpërtheu gjatë përplasjes, sipas Free Malaysia Today.

/abcnews.al