Më pak martesa e më tepër divorce. E tillë është situata në Elbasan.
Përgjatë vitit të shkuar në dyert e gjykatës së këtij qyteti kanë shkuar 687 cifte nga të cilët 533 i kanë dhënë fund martesës.
Nga të dhënat rezulton se divorcet janë shtuar. Në vitin 2021 në Elbasan u ndanë rreth 500 çifte. Arsyet avokatët i lidhin me ndryshimin e stilit te jeteses, kushtet ekonomike dhe pasiguritë per te ardhmen.
Divorcet më të shumta ndodhin tek çiftet e grupmoshës 30-40 vjeç. Kërkesat më të larta për ndarje vijnë nga gratë me 344 të tilla për vitin e shkuar. Por teksa divorcet janë në rritje ata qe lidhin kurore po pakesohen.
Për 1000 banore në 2021 pati 8 martesa ndërsa vitin e shkuar ne Elbasan po për 1 mijë banorë u regjistruan 7 martesa./abcnews.al