“Nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga territoret e diskutueshme për hir të anëtarësimit në NATO, do të duhet të heqë dorë edhe nga Kievi”.
Kështu u shpreh zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, përmes një postimi në rrjetin social, Telegram.
Ai komentoi deklaratat e drejtorit të zyrës private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stjan Jensen, se Ukraina mund të bëhet anëtare e Aleancës në rast të lëshimeve territoriale ndaj Rusisë.
“Pse është interesante kjo ide? Pyetja e vetme është se të gjitha territoret e tyre janë shumë të diskutueshme. Për të hyrë në bllokun e NATO-s, autoritetet e Kievit do të duhet të heqin dorë edhe nga vetë Kievi, kryeqyteti i Rusisë së Lashtë,” shkroi Medvedev./abcnews.al