I tha trajnerit gomar, në Brazil habisin me vendimin e marrë!

schedule11:54 - 28 Shtator, 2019

schedule 11:54 - 28 Shtator, 2019

Debatet në botën e futbollit nuk mungojnë kurrë, por të gjithë mundohen që gjërat brenda familjes të mos bëhen publike. Fluminense është një nga klubet më të vjetra në Brazil.

Ekipi nuk po kalon një moment të mirë dhe rrezikon rrëzimin një kategori më poshtë. Diçka e tillë do të ishte e papranueshme dhe fatale për tifozët e klubit nga Rio De Janeiro.

Problemet e mëdha kanë shpërthyer në ndeshjen e zhvilluar kundër Santosit në mitikun “Maracana”. Takimi u mbyll në barazim 1-1 dhe të dy ekipet morën nga një pikë. Në minutën e 63-të, trajneri i Fluminense vendosi të zëvendësonte Ganson.

Ky i fundit ishte një nga talentët më të mëdhenj një dekadë më parë. Milani dhe Real Madrid e monitoronin prej kohësh, ndërsa lojtari dështoi në aventurat evropiane me Sevillan dhe Amiens.

Organizatori nuk e priti mirë vendimin e Oswaldo de Oliveira dhe iu drejtua trajneri të tij me fjalën gomar. Gjithçka ndodhi publikisht përpara të gjithëve. Trajneri, natyrisht i prekur dhe acaruar nga fjalët e lojtarit, reagoi duke e cilësuar Ganson si vagabond.

Gjendja u qetësua pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të stolit, por klubi e kishte marrë një vendim. Fundi i ndeshjes solli edhe fundin e aventurës së trajnerit Oswaldo de Oliveira në krye të stolit të Fluminenses, ndërsa nuk është marrë akoma asnjë masë për Ganson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!