Një 27 vjeçar është plagosur në Lezhë nga autorë ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të qytetit .
Sajmir Nikolla ka marrë plagë të rënda ndaj është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ndërsa janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes./ABC News Albania 24/7