Rusia do t’i dorëzojë Indisë sistemet anti-ajrore S-400 brenda kornizës kohore të rënë dakord, citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax të thoshte një zyrtar i lartë rus i eksportit të mbrojtjes.
India është importuesi më i madh i armëve në botë dhe ende përdor kryesisht teknologjinë ruse për armë, por zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vonojë dërgesat, shkruan Al Jazeera.
“Prodhimi i sistemeve raketore anti-ajrore S-400 Triumf po kryhet sipas planit,” u shpreh Dmitry Shugaev, kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik.
“Dorëzimi i pajisjeve të sistemit S-400 Triumf pritet të përfundojë brenda afatit të rënë dakord”, shtoi ai./abcnews.al