Tani kur mendoni për Messin, mendoni për Adidas. Ai është fytyra e markës dhe ka një kontratë të përjetshme. Por a e dini se ai ishte klient i Nike para Kupës së Botës 2006?
Kompania bëri një bast për Messin para Kupës së Botës në Gjermani dhe madje bëri një set fotografik me të. Por përfaqësuesit e Messit i telefonuan Nike dhe thanë se ai po kalonte në Adidas. E gjitha kjo për faktin se kompania amerikane ka shpërfillur kërkesën e babait të Leos, Jorge Messi, për të furnizuar disa tuta.
Nike nuk donte ta linte Leon të ikte dhe çështja shkoi në gjykatë. Gjykata vendosi që marrëveshja e Messit me Nike ishte më shumë një “letër fejese” sesa një kontratë zyrtare dhe e lejoi Messin të kalonte te Adidas. /G.D abcnews.al/