Granit Xhaka është zgjedhur kapiteni i ri i Arsenalit. Lojtarët e ekipit anglez kryen një votim brenda dhomave të zhveshjes dhe fitues u shpall mesfushori shqiptar.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Unai Emeri. Trajneri vlerëson pjekurinë dhe gatishmërinë e 27-vjeçarit dhe premton që lojtarët e tij do të punojnë fort e do të japin gjithçka për tifozët dhe Arsenalin.
“Xhaka është i pjekur dhe ka eksperiencë. Luan gjithmonë nën presion dhe mes kritikave. Rëndësi ka që të mbajë kokën lart dhe të ecim përpara falë angazhimit dhe sjelljes së Granitit. Duam të ndryshojmë opinionin që ekziston jashtë për të. Lojtarët e zgjodhën kapiten në votimin që bëmë në dhomat e zhveshjes.
Kam biseduar me të dhe duam t’iu tregojmë të tjerëve që ne punojmë gjithmonë për t’u përmirësuar. Çdo ndeshje, për të, për ne dhe për të gjithë, është mundësia për të treguar se ne dëshirojmë të angazhohemi në maksimum për Arsenalin”, përfundon trajneri spanjoll i “topçinjve”. /abcnews.al

