Nëntë persona u plagosën, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë, kur një makinë hyri në një kamping në Uells dhe u përplas me një tendë. Sipas pronarit të kampingut, ai tha se brenda çadrës në fjalë ishte edhe një foshnjë.
Policia lokale njoftoi se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 22:30, ku janë plagosur edhe personat që ndodheshin në makinë. Dy nga të plagosurit janë në spital pasi gjendja e tyre është kritike. Një person u dërgua në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff me helikopter.
Në vendngjarje janë dërguar 6 autoambulanca, ndërsa pesë persona të tjerë janë dërguar në spital nga ekipet e shpëtimit.
/abcnews.al