Dinamo City prezanton fanellën e re, e prezanton me Mourinhon

schedule18:55 - 13 Gusht, 2023

schedule 18:55 - 13 Gusht, 2023

Përveç Partizanit, edhe Dinamo ishte klubi tjetër që mirëpriti në kryeqytet skuadrën e Romës dhe trajnerin Jose Mourinho. I pranishëm në “Air Albania” ishte trajneri i “Bluve”, Luigi di Biago, i cili kishte një dhuratë të veçantë për trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Ajo ishte fanella e re e skuadrës së Dinamo City, e cila ishte e personalizuar për teknikun portugez, ku shkruhej: “Special 1 Mourinho”. Fanella vjen me ngjyrën e kaltër dhe me disa vija të holla dhe gjithashtu ndodhet stema e re e klubit.

“Mirëpresim Romën në Tiranë… Kush do e mendonte… Fanella e parë e Dinamo City nëse nuk është për të atëherë për kë… emocione”, shkruhej në postimin e trajnerit të “Nëndetëses”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!