Kryemadhi: Meta do vijojë deri në fund t’i japë oksigjen Ramës

schedule21:14 - 27 Shtator, 2019

schedule 21:14 - 27 Shtator, 2019

Nuk ka kursyer vlerësimet për Presdentin dhe bashkëshortine  saj Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Në këndvështrimin e saj Ilir Meta është një vizonar dhe shtetar në politikë, i cili ka dhënë shansin dhe mundësinë Ramës për ta futur në rrugën e legjitimitetit.

“Meta do vijojë deri në fund të japë oksigjen Ramës , se Ilir Meta është gjithmonë për funksionimin mekanizmave. Meta gjithmonë i ka dhënë shansin dhe mundësinë Ramës për ta futur në rrugën e legjitimitetit dhe për t’i dhënë oksigjen për ta ulur në tryezën e  bisedimeve dhe jemi të lumtur që nuk pranoi më 8 qershor”.

Sipas Kryemadhit, tryeza e OSBE ishte një kurth.

“Tryeza e OSBE ishte një kurth, që t’i thoshte Bundestagut që opozita nuk desh. Tha nuk flas me përkthyes, por ai ka 6 vjet që flet me përkthyes”.

Kryemadhi ka shigjetuar edhe të gjithë ata përkrahës në kohë paqeje, dhe që largohen në kohë të vështira.

“Monika del mbi ujë kur nuk ka elementë tjetë që zgjidh, kur ka momente të ëvshtira. Në periudhë paqe, Monika vdes dhe lulëzojnë të tjerët, ndërsa në luftë  ata rreth e qark Metës bëhen me kundërshtarin dhe Monika mban llogoren.

Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë sepse është kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”.

E pyetur nëse Meta e lë Presidencën, Kryemadhi shprehet: “Kjo do ishte gjë shumë e mirë për mua, sepse do ta nxirrte nga korniza e Presidentit dhe e paanshmërisë dhe shqiptarët do shihnin një pozicion tjetër të tij ku ai jep dhe më shumë dhe do krijonte hapësira për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët, se mban pozicion të distancuar”.

Ajo ka mohuar bashkëpunimin Meta-Basha, se po të ishte do ishte rezultati i 2011.

“Bashkëpunimi Meta-Basha nuk eksiton, se po të ishte do ishte rezultati i 2011. Pozicionimi i Metës si president e mban të distancuar jo vetëm nga Basha, por edhe nga unë. Ka munguar kimia mes tyre”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!