Vlora duket se është në fokus të pushuesve këtë fundjavë siç ka ndodhur edhe gjatë ditëve të fundit.
Sipas informacioneve mësohet se numri i automjeteve që lëvizin në Vlorë kryesisht në akset që të drejtojnë për në bregdet është rritur ndjeshëm duke shkaktuar trafik në rrugët e qytetit.
Qyteti bregdetar përveç pushuesve të muajit gusht, fundjava rrit edhe fluksin e numrit të pushuesve ditorë që zgjedhin të kalojnë pushimin e javës në plazh.
Ndër të tjera mësohet se akset që kanë shumë fluks lëvizje dhe trafik të rënduar janë ato tek Uji I ftohtë, Transballkanike dhe në zonën e Skelës. /abcnews.al