Trendi i madh që mbizotëron për momentin me veshjet rozë për shkak të filmit Barbie, nuk la pa prekur as Beyoncen, e cila e adoptoi trendin në daljen e saj të fundit në skenë.
Queen Bey përfundoi turneun e saj “Rilindja” në Karolinën e Veriut, ku u shfaq në skenë e veshur me rozë.
Ajo kishte zgjedhur një fustan me një shpatull të zhveshur, shoqëruar me një pallto rozë. Çizmet rozë me diamante fallso, getat rrjetë dhe syze dielli rozë, kompletuan pamjen e saj.
Superylli ka ndarë disa fotografi nga pamja e saj me miqtë e saj online përmes llogarisë personale në Instagram./abcnews.al
View this post on Instagram