Pamjet të reja rrëqethëse janë bërë publike në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, ku shihen dhjetëra banorë të Havait duke u hedhur në oqean për t’i shpëtuar zjarrit katastrofik që preku Lahaina në fillim të kësaj jave.
@chefjoshuamarten #mauifire people running for the lives and jumpingnin ocean!!! Lahaina
Zjarri filloi të martën, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erërave të forta. Deri më tani 55 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë tjerë konsiderohen si të zhdukur.
Mijëra shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ndërsa një qytet i tërë është shkrumbuar.
/abcnews.al