Tre persona dhe një qen u gjetën pa shenja jete në një rezervuar në Teksas të mërkurën policia. Viktimat janë Delvys Garcia, 37, Denise Martinez, 26, dhe Noel Vigil-Benitez, 45 vjeç.
Policia spekulon se një person ka hyrë me qëllim për të shpëtuar qenin, i cili ka rënë në rezervuar dhe më pas dy të tjerët kanë hyrë për të shpëtuar të parin. Personi i katërt, i paidentifikuar telefonoi ambulancën.
Autoritetet mbërritën pak pas agimit të ditës së nesërme por nuk gjetën asnjë shenjë nga tre personat dhe qeni i tyre. Përfundimisht një hetues nga zyra e sherifit zbriti në rezervuar për të marrë kufomat.
Garcia, Martinez dhe Vigil-Benitez ishin nga Florida. Trupat e tyre u dërguan në zyrën e mjekut për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
/abcnews.al