Vala e tretë e të nxehtit përfshin Spanjën, sa arritën temperaturat

schedule21:46 - 10 Gusht, 2023

schedule 21:46 - 10 Gusht, 2023

Temperatura në Valencia arriti të enjten në 47 gradë Celsius, një rekord historik për këtë qytet në Spanjën juglindore, pasi vendi përjetoi valën e tretë të të nxehtit të verës këtë vit që nga e hëna.

Tetë rajone në pjesën lindore të vendit, rreth qyteteve Valencia dhe Murcia, janë në gatishmëri për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Sot pasdite, temperatura “në aeroportin e Valencias arriti 46.8 gradë Celsius – 3.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 1986”, tha agjencia meteorologjike spanjolle (Aemet).

Rekordi historik i temperaturës së lartë të vendit u thye më 14 gusht 2021, me 47.6 gradë Celsius në La Rambla, në jug të Kordobës, Andaluzi.

“Kjo verë është e tmerrshme ne nuk mund të jetojmë në apartamentet tona,” tha për AFP një banor i Valencias.

“Natën ndezim kondicionerin ose ndezim ventilatorin. Gjatë ditës përpiqemi të largohemi sa më shpejt dhe të shkojmë në plazh”, tha një tjetër banore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!