Ana e panjohur e kantautorit Françesk Radi e rrëfyer në librin “Jetë në kitarë” 

schedule17:45 - 27 Shtator, 2019

schedule 17:45 - 27 Shtator, 2019

Libri “Jetë në kitare” rrëfen anë të panjohur të kantautorit Françesk Radi. Dorëshkrimet e këngëtarit janë përmbledhur në një botim nga bashkëshortja e tij Tefta Radi dhe poeti Demir Gjergji.

Miq, artistë, këngëtarë  dhe të afërm me këngë në sfond të kantautorit Françesk Radi morën pjesë në prezantimin e  librit “Jetë në kitarë’.  Dorëshkrimet e tij i ka mbledhur bashkëshortja Tefta Rada   sëbashku me Poetin Demir Gjergji. E  përlotur ajo thotë se  ky libër shënon një risi.

Radi thotë se librin e kemi konceptuar jo vetëm biografik, por edhe të shkruhen të vërtetat për historinë e vendit dhe të kulturës shqiptare.

Demir Gjergji e cilëson si librin me të rëndësishëm të tij.

Frannçesk Radi në historinë e muzikës shqiptare zë një vend të rëndësishëm, ai realizoi videoklipin e parë me këngën “Adresa” në vitin 1971. Kantautori qe pjesë e orkestrës së parë të xhazit shqiptar drejtuar nga Gaspër Çurçia. Që në moshën 16 vjeçare mori pjesë në festivalin e RTSH ku është nderuar me një sërë çmimesh.  Francesk Radi krijoi muzikë moderne origjinale shqiptare. /ABC News Albania 24/47