Policia hungareze ka sekuestruar drogë me vlerë 1.2 miliardë euro. Operacioni u krye nga Byroja Kombëtare Hungareze e Hetimit në bashkëpunim me Shërbimet Tatimore dhe Doganore.
Policia e ka lidhur drogën e gjetur me një organizatë kriminale ndërkombëtare dhe në vijim të hetimeve po punohet për identifikimin e anëtarëve të saj, raportojnë mediat vendase.
Hetuesit inspektuan disa kompani transporti hungareze dhe të huaja, morën në pyetje dhjetëra shoferë dhe ekzaminuan fletëpagesa dhe dokumente udhëtimi të panumërta lidhur me këtë çështje./abcnews.al