Barcelona ka menduar të rinovojë kontratën me një prej lojtarëve të rinj që ka në skuadër. Sulmuesi Carles Perez Sayol ka pranuar propozimin e katalanasve për të nënshkruar deri në verën e vitit 2022. Më pas ka ardhur firma dhe zyrtarizimi nga klubi.
Sayol ishte mëngjesin e sotëm në zyrat e klubit të Barcelonës dhe takoi drejtuesit, për të arritur deri te rinovimi i kontratës. Futbollisti 21-vjeçar ka luajtur kryesisht me ekipin B sezonin e shkuar, duke shënuar nëntë gola.
Këtë vit, nisur edhe nga dëmtimet e Suarez, Dembele dhe Messit, ai ka luajtur pesë ndeshje në kampionat. I riu katër herë ka zbritur në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që ka shënuar edhe një prej golave në fitoren 5-2 kundër Real Betis. /abcnews.al
[ÚLTIMA HORA] ❗
Ampliació del contracte de Carles Pérez
Tots els detalls ? https://t.co/aVHpVAefPG pic.twitter.com/dmtu1Z9a1R
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 27, 2019