Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Iballës në Fushë-Arrëz.
Mësohet se një fëmijë 6 vjeç ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e fshatit dhe ka humbur jetën.
I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.abcnews.al