Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të mërkurë ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë serioze dhe thelbësore me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart William Peach.
Vuçiç përmes një postimi në Instagram shkruan se në fokus të këtij komunikimi ka qenë situate në Kosovë.
“Një bisedë serioze dhe përmbajtësore me Peach, biseduam për situatën në Kosovë dhe Metohi, si dhe në të gjithë rajonin.
Gjithashtu, u pajtuam se është e nevojshme që Serbia dhe Britania e Madhe të investojnë më shumë përpjekje në zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe të përgjithshme politike”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al

