Një 19 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Anduel Hoxha është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
19-vjeçari është transportuar më vonë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al