Foto ilustruese
Në fshatin Qelarisht në Gjirokastër, është djegur një sipërfaqe toke me drurë frutorë dhe me bimësi të egër.
Policia po vijon me punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti zjarrvënieje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Qelarisht, njësia administrative Petran, është djegur një sipërfaqe toke me drurë frutorë dhe me bimësi të egër. Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti zjarrvënieje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al