Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ U përplas nga turisti gjatë patrullimit, efektivja e rrugores u aksidentua edhe dy vite më parë

schedule11:26 - 9 Gusht, 2023

schedule 11:26 - 9 Gusht, 2023

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë. Dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, kanë lënduar edhe efektiven e policisë që ishte në shërbim.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Aksident në Vorë, turisti përplas efektiven e policisë rrugore

Efektivja Arta Shurbi për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transferuar drejt spitalit të “Traumës”.



Makina që përplasi efektiven, drejtohej nga një turist holandez që kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Sipas gazetares së ABC News, Xhensila Kodra, për efektiven Arta Shurbi është hera e dyta që aksidentohet.

Më parë është aksidentuar te kthesa e Kamzës nga një kamion në vitin 2021.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!