HOROSKOPI/ 9 gusht 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

schedule07:07 - 9 Gusht, 2023

schedule 07:07 - 9 Gusht, 2023

Dashi

Bëni disa lëshime sot në jetën tuaj në çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar që ka ekzistuar deri më sot. Beqarët, duan apo jo, do duhet të bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar që sot jeta e tyre do ndryshojë rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur. Për këtë arsye situata do jetë e qëndrueshme.

Demi

Mos kërkoni vetëm nga partneri/ja dashuri sot sepse edhe ai do dojë te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë në një lidhje duhet të jetë reciproke. Beqarët do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre të kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk do jetë dita e tyre më me fat. Në planin financiar disa probleme të vogla do ju motivojnë të bëni një riorganizim.

Binjakët

Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin/en t’i kuptojë gabimet që ka bërë dhe lidhja juaj do marrë një tjetër drejtim. Ju do tregoheni më të hapur dhe më tolerantë gjithashtu. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe do meditojnë. Në këtë mënyrë edhe mundësitë për të krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Ditë mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Partneri/ja do ua shprehë edhe më tepër ndjenjat. Beqarët ka gjasa të bien në dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Në planin financiar nuk duhet të veproni pa u menduar.

Luani

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjatë kësaj dite dhe çdo gjë pritet të shkojë më së miri ndërmjet jush dhe partnerit/es. Mund të merrni vendimin edhe për të jetuar së bashku. Beqarët do njihen me një person joshës me të cilin mund të fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.

Virgjëresha

Ditë shumë e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do jetë ndryshe nga disa ditë më parë dhe do ju duket vetja si në një ëndërr pa një fund. Beqarët do kenë takime të papritura, por që mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë të kryeni shpenzime.

Peshorja

Më në fund do pajtoheni me partnerin/en tuaj dhe atmosfera në çift do fillojë dalëngadalë të ngrohet. Do i pranoni gabimet që keni bërë dikur. Beqarët do bëjnë mirë të mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa masë. Në planin financiar priten disa përmirësime të vogla, por kjo nuk do të thotë të shpenzoni pa maturi.

Akrepi

Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos që ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkojë ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqarët do i marrin me seriozisht propozimet që do ju bëhen dhe në fakt ato do jenë të shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do mbetet e njëjtë.

Shigjetari

Deklaratat e dashurisë do jenë të forta gjatë kësaj dite dhe kjo do e ngrohë së tepërmi atmosferën në çift. Në mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqarët do jenë të pafat në dashuri kështu që është e kotë që të kërkojnë. Në sektorin e financave do keni surpriza të mëdha dhe situata do fillojë të stabilizohet.

Bricjapi

Do jeni shumë posesivë dhe xhelozë në lidhjen që keni krijuar gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje me partnerin/en. Nga ana tjetër mos kërkoni as të dominoni mbi tjetrin. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa të reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Ujori

Në lidhjen që keni krijuar tensioni do vijë duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni më atë që keni në krah dhe do filloni t’i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët do kenë takime premtuese, por nuk duhet të hedhin asnjë hap më tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak të shpenzimeve që do kryeni.

Peshqit

Kjo ditë do kalojë disa momente të vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve të cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mirë para se të thoni fjalën e fundit. Beqarët duhet të mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje të qëndrueshme dhe të bukur. Transaksionet financiare do jenë të favorizuara.