Merret vendimi, San Siro nuk do të prishet

schedule19:46 - 8 Gusht, 2023

schedule 19:46 - 8 Gusht, 2023

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të prishet. Ky është vendimi i Komisionit Rajonal për pasurinë kulturore të Lombardisë.

Ky i fundit ka përcaktuar që unaza e dytë e impiantit të qytetit të Milanos i përket pasurisë kombëtare pasi në vitin 2025 plotëson të gjithë kriteret për një gjë të tillë, ndaj impianti nuk do të shembet për t’u ndërtuar një i ri, siç kishin kërkuar Milani dhe Interi.

Të dy klubet e vlerësonin stadiumin “San Siro” si të vjetruar dhe kishin kërkuar shembjen e tij, në mënyrë që të ndërtonin një modern bashkërisht, për ta përdorur ashtu si stadiumin aktual. Por ky vendim u jep fund pretendimeve të tyre,

Ndaj të dy klubet kanë kërkuar dhe kanë gjetur zonat në të cilat mendojnë që të ndërtojnë stadiumet përkatëse për edicionin e ri. Kjo do të përbëjë një kosto të lartë financiare, pa harruar këtu edhe faktin se largohen nga zona “tradicionale” dhe një impiant që tërheq turistë edhe në ditët pa ndeshje. Për momentin klubet do të vazhdojë të përdorin të njëjtin stadium, kundrejt pagesës që i japin bashkisë për shfrytëzimin e tij, ndërsa kur të kenë ndërtuar stadiumet përkatës, do të zhvendosen përfundimisht te të rinjtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!