Sulmuesi i Tottenham Harry Kane ka njoftuar klubin e tij dhe Bayern se dëshiron të vendosë për të ardhmen e tij deri në fund të javës, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Bëhet me dije se sulmuesi nuk dëshiron të largohet nga skuadra pas fillimit të sezonit në Premier League. E ardhmja e tij varet nëse klubet arrijnë një marrëveshje gjatë kësaj kohe.
Nga gazetari Ben Jacobs kishte informacione se Tottenham iu përgjigj duke refuzuar ofertën e fundit të Bayern. Ishte rreth 100 milionë euro bashkë me bonuset.
Sky Sport ka mohuar se oferta është refuzuar dhe Mynihu ka ndaluar përpjekjet për të nënshkruar me anglezin. Burimi pohon se Bayern ka shumë të ngjarë të bëjë një tjetër ofertë të përmirësuar.
Kontrata e Kane me Tottenham skadon verën e ardhshme. /G.D abcnews.al/
Harry Kane’s camp has informed Bayern and Tottenham of player’s preference in terms of timing: decision on the deal has to be by the end of this week ?⚪️???????
Kane doesn’t want to move after start of Premier League football on Sunday.
Up to Bayern and… Daniel Levy, again. pic.twitter.com/QNMO6U8XcI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2023