“Më rrezikohet jeta”, Greqia refuzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Laert Haxhiut

schedule17:24 - 8 Gusht, 2023

schedule 17:24 - 8 Gusht, 2023

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta. Kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Haxhiu është i dënuar nga Gjykata e Lushnjes për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaccme për masakrën e Lushnjes me dy viktima e 1 te plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!