Rei Meta, autori i vrasjes së Armando Meshahut në Vlorë, ka dëshmuar në polici rrethanat se si ndodhi ngjarja, por edhe për motivin e saj.
Duke mohuar se ka dashur të vrasë 33 vjeçarin, Meta ka pohuar se debati mes tye ka qenë i hershëm, për shkak të një shume parashë që Meshahu i kishte premtuar.
“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësua tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë et t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”.
Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55 vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.
“U takuam rastësisht në internet kafe. Armando po printonte disa dokumente. I kërkova që të mbante premtimin dhe të më jepte paratë. Ai filloi i pari të më ofendonte dhe duke më prekur në mjekërr, më shtyu dhe më shau disa herë. Nuk e durova dot, por edhe për t’u vetëmbrojtur e godita me grushte dhe ai ra në tokë. Nuk doja që debati mes nesh të përfundonte kështu dhe unë ta vrisja atë”.
Për të dhënë deklarime policia shoqëroi 10 persona, dëshmitarë okularë. Ata treguan se panë debatin mes tyre dhe se 55 vjeçari kishte nisur ta ofendonte fillimisht, duke bërë që sherri të degradonte më tej. 33 vjeçari Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta./abcnews.al