Një tragjedi ka ndodhur në një fabrikë djathi në Romano di Lombardia (Bergamo). Për shkak të shembjes së rafteve, rreth 25 mijë “rrota” djathë Grana Padano kanë rënë mbi 75-vjeçarin pronar të fabrikës së djathit, duke i shkaktuar vdekjen.
Kërkimet për gjetjen e 75-vjeçarit kanë zgjatur disa orë, pasi ekipet e shpëtimit duhet të largonin të gjithë rrotat e djathit, ndërsa që në momentet e para është konsideruar e pamundur nga ekipet e shpëtimit që ai të dilte i gjallë.
Autoritetet po hetojnë shkakun e ngjarjes.
/abcnews.al