Pas miratimit me 350 vota pro hapjes së negociatave me Shqiprinë në Bundestagun gjerman ka ardhur dhe reagimi i presidenti Ilir Meta. përnmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit falenderon Bundestagun gjerman dhe grupin CDU-CSU.
Meta bën apel që të punohet urgjent për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!??????
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!” – shkruan Meta. /abcnews.al