Nuk ka më ankimime. Rezultati i 14 majit mori vulën përfundimtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, këtë të hënë.
Në të gjithë vendin, 53 bashki qeverisen nga socialistët, vetëm 7 nga koalicioni i opozitës, Berisha-Meta dhe Bashkia e Finiqit, nga Rometo Çakuli, i minoritetit grek.
Rezutati mori 3 vota pro. Hegla Vukaj, e propozuar prej opozitës në Komision, nuk mori pjesë në këtë mbledhje për certifikimin e 14 majit.
Përfaqësuesi tjetër, I propozuar prej Partisë së Lirisë, Muharrem Cakaj nuk bashkoi votën e tij me ato të PS-së, duke e argumentuar votën kundër me shkelje gjatë zgjedhjeve.
“Procesi i zgjedhjeve të 14 majit as nuk ishin të barabarta, as të lira dhe as të fshehta”
Koalicioni Bashkë Fitojmë i Berishës me Metën, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve ngritën pretendime për vjedhje të votave megjithatë bëtën vetëm pak ankimime, për bashki të caktuara që u rrëzuan nga Kolegji Zgjedhor. E vetmja bashki ku pati përsëritje të procesit, ishte Rrogozhina, që u rimor prej socialistëve me një diferencë shumë më të thellë votash./abcnews.al