Çmimet e konsumit në Shqipëri kanë vijuar tendencën ulëse edhe gjatë verës.Në korrik niveli i inflacionit ka rënë në nivelin 4.2% duke rezultuar më i ulëti i regjistruar që prej marsit të vitit të kaluar.
Inflacioni pësoi një rritje të fortë në të gjithë botën pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë në fund të shkurtit të vitit të kaluar.
Grupi transporti i ndikuar nga çmimi i karburanteve ka pësuar ulejen më të fortë me gati 12.4%.
Aktualisht një litër naftë po shitet me 180 lekë për litër ndërkohë që menjëherë pas nisjes së konfliktit nafta preku çmime që varionin nga 250-270 lekë për litër.
Nnëgrupi që ka pësuar shptrenjtim gjatë korrikut është argëtimi me 9.5% pasi është një muaj ku ka pasur fluks turistësh si vendas e të huaj.
Ushqimet edhe gjatë muajit korrik kanë vijuar të pësojnë një shtrenjtim me 9%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u shtrenjtuan më tepër pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” dhe “mish” .
Ulja e inflacinoit është një shenjë pozitive për ecurinë e ekonomisë por edhe për nivelin e normave të interesit për kredimarrësit.
Kjo nënkupton që Banka e Shqipërisë mund të nisë uljen e normave të intresit duke lehtësuar kredimarrësit të cilët tashmë paguajnë më shumë.Tashmë norma bazë e interesit ëshët në nivelin 3%./abcnews.al