Emigrantët janë kthyer në Shqipëri për pushime. Në një lidhje nga Porti i Durrësit, gazetari i ABC News, Leonidha Musai ka njoftuar kjo e diel ka shënuar pikun, pasi kanë ardhur plot 9 mijë persona dhe kanë mbërritur 3 mijë automjete.
Ai theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, janë 32 sportele për qytetarët dhe 12 për automjetet.
“Për gjatë ditës së sotme që mund të them është piku për këtë vit kanë mbërritur në portin e Durrësit plot 9 mijë persona me linjën Durrës-Bari dhe Durrësi-Ankona, edhe 3 mijë automjete.
6 tragete janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme nga portet italiane në drejtimin detar të Durresit, ku 4 prej tyre kanë mbërritur në orët e para të paradites së sotme, ndërsa dy prej tragete pritet të mbërrijnë nga momenti në moment pasi ndodhen ende në radhë.
Autoriteti Portual ka një eksperiencë dhe nga viti në vit është më mirë. Në krahasim me vitin e kaluar funksionon me 32 sportele, ku 12 sportele janë në dispozicion të automjeteve”, u shpreh Musai./abcnews.al