Çifti i njohur ndahet 13 muaj pas dasmës

schedule11:38 - 6 Gusht, 2023

schedule 11:38 - 6 Gusht, 2023

Martesa e Sophia Bush dhe Grant Hughes zgjati vetëm 13 muaj, pasi sipas American People, ylli 41-vjeçar i One Tree Hill bëri kërkesën për divorc nga i shoqi, të premten (04/08).

Ky vendim ka habitur shumë njerëz që e njohin çiftin. Sophia Bush dhe bashkëshorti i saj Grant Hughes ishin të martuar për 13 muaj, ndërsa ishin në lidhje për gjithsej tre vjet.

“Sophia dhe Grant kanë qenë miq për 10 vjet dhe të lidhur gjatë COVID përmes dashurisë së tyre për shërbimin në komunitet. Ata vazhdojnë të drejtojnë organizatën e tyre jofitimprurëse dhe mbeten miq të mirë”, tha një burim i afërt me çiftin për People.

Sophia Bush filloi të takohej me biznesmenin Grant Hughes në maj 2020 dhe njoftoi fejesën e tyre në gusht 2021 përmes Instagramit. Çifti u martua më 11 qershor 2022 në Oklahoma. Në fakt, pak javë më parë bashkëshorti i aktores ka bërë një postim në rrjetet sociale për përvjetorin e tyre të parë të martesës. Vlen të theksohet se dedikimi për bashkëshorten e tij nuk parashikoi divorcin që erdhi shumë shpejt. Ndër të tjera ai ka shkruar në mbishkrim:

“Gëzuar 1 vjetorin dashuria ime! 

Çfarë viti të plotë, të bukur, të dinamik, emocionues dhe të mbushur me rritje kemi pasur së bashku. Më pëlqen shumë të jetoj me ty!”.

Ndërsa karta që i dha në mëngjes thoshte:

“Ka shtatë miliardë njerëz në këtë planet. Ti je i preferuari im”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grant Hughes (@grant_hughes_)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!