Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon njoftoi rikthimin e tij në ekipin kombëtar në Twitter.
“Po rikthehem në Kombëtare sepse fëmija që kapërceu për herë të parë pragun e “Coverciano” 30 vite më parë ende dëshiron të ëndërrojë dhe ta jetojë atë ëndërr me tifozët italianë”, ka shkruar Buffon.
Portieri legjendar nuk ka specifikuar se në cilin rol do të përfaqësojë sërish te Italia. /G.D abcnews.al/
? Torno in Nazionale perché quel bambino che trent’anni fa varcava per la prima volta il cancello di Coverciano ha ancora voglia di sognare e di vivere questo sogno insieme ai tifosi italiani. ?? pic.twitter.com/M2YVXJGZjc
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) August 5, 2023