Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për mediat para derbit të së dielës kundër Partizanit. Edhe pse kanë shumë vite që nuk e fitojnë një derbi përballë “Demave të Kuq”, numri një i Tiranës u shpreh optimist për triumfin e të tijve:
“Do ta marrim si ndeshje të radhës, por është shumë e rëndësishme. Do mundohemi të bëjmë organizimin sa më të mirë për sa i përket pjesës së menaxhimit të stadiumit, në bashkëpunim me strukturat përkatëse për këtë.
“Shpresojmë që të jetë një ndeshje fair-play dhe krahas kësaj besoj që do të dalim me fitore nga kjo ndeshje, pasi kam besim te çunat. Besoj që do të bëjmë atë që nuk e kemi bërë prej kaq vitesh në derbi”, u shpreh presidenti i Tiranës./abcnews.al