Parlamenti Gjerman do të votojë sonte në mbrëmje nëse Berlini do të pranojë ose jo nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Vendimi pritet të jetë pozitiv, por me kushte, pasi grupimi i mazhorancës CDU/CSU e konfirmuan këtë qëndrim qysh të martën. Mes kushteve që i kërkohen vendit tonë, është reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, arrestimi i peshqve të mëdhenj si dhe zgjidhja e krizës politike përmes dialogut.
Vendimi i Bundestagut do të përcillet në Këshillin Evropian nga Angela Merkel në 17-18 tetor. Ndërsa ende i paqartë ngelet vendimi i Francës, kur presidenti Macron është shprehur më herët kundër zgjerimit të Unionit. /ABC News Albania 24/7

