Tashmë gjithçka është zyrtare, “katalizatori” i mesfushës së Kombetarës shqiptare, Ylber Ramadani ka kaluar te italianët e Lecce në Serie A, pas vetëm 1 viti të shpenzuar te skocezët e Aberdeen, me këta të fundit që përfituan nga shitja e “legjionarit”, 1.2 milionë euro, si dhe do të mbajnë ende 10% të kartonit.
Përsa i përket kontratës personale, 27-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, teksa është mësuar se do të paguhet 500 mijë euro në sezon, gjatë “aventurës” së tij në Itali.
Te Lecce, Ramadani do të gjejë një tjetër “legjionar”, Kastriot Dermakun, me të cilin ka luajtur bashkë në Kombëtare. Ndërkaq, kujtojmë se më herët në karrierën e tij, Ramadani ka luajtur me Partizanin në Superiore, danezët e Velje, hungarezët e MTK dhe së fundmi sapo mbylli “aventurën” në Skoci. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit: