Kandidati republikan për president Chris Christie u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizitë të papritur në Ukrainë të premten.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit ka mbrojtur mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe në një intervistë për CNN tha se mbështetja e SHBA ishte e nevojshme për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia.
Ai gjithashtu kritikoi rivalin e tij të vitit 2024, ish-presidentin Donald Trump, në fillim të këtij viti, i cili refuzoi të thonte nëse Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë.
/abcnews.al