Neymar e dëshiroi shumë rikthimin te Barcelona dhe u mendua se në fundin e merkatos operacioni për transferimin e tij do të realizohej me sukses. Gjithsesi gjërat ngecën dhe PSG nuk e shiti, duke humbur mundësinë që të merrte Coutinho.
Mendja e sulmuesit brazilian është te katalanasit dhe këtë e thotë një nga miqtë e tij më të mirë, Dani Alves. Mbrojtësi i djathtë iu bashkua PSG-së për shkak të Neymar, kur të gjithë prisnin të rikthehet te Barcelona.
Për Business Inside ai ka thënë: “Mendoj se akoma se lumturia e Neymar është te Barcelona”. Neymar së fundmi ka pasur probleme te francezët, teksa edhe tifozët i janë vënë kundër. /abcnews.al

