Pritet fluks i shtuar i emigrantëve deri në 15 gusht, si paraqitet situata në pikën kufitare të Kakavijës

schedule11:17 - 4 Gusht, 2023

schedule 11:17 - 4 Gusht, 2023

Në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet një situatë e qetë. Gazetari i ABC News, Elidon Berberi ka pasqyruar të gjitha detajet aktuale, duke theksuar në pritet fluks i shtuar i emigrantëve deri në 15 gusht.

Berberi ka njoftuar se krahasuar me vitet e kaluara kami një shtim të turistëve të huaj

“Muaji gusht përkon dhe me periudhën ku mjaft emigrantë kthehen për të kaluar pushimet dhe sigurisht për t’u takuar me familjarët e tyre.

Ndryshe nga viti i kaluar, aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës, e cila është dhe dogana më e madhe tokësore në Jug të vendit, kemi një situatë mjaft të qete. Në këtë moment nga pjesa hyrëse për nga Greqia në Shqipëri nuk kemi asnjë automjet. Ndërkohë, e njëjta situatë është dhe në sportelet dalëse.

Po të bëjmë një krahasim me vitet e kaluara kemi një shtim të turistëve të huaj, por për sa i përket ndalesave që ata bëjnë për të kaluar pushimet e tyre është e vështirë sepse ata mund të zgjedhin Gjirokastrën apo bregdetin jonian”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!