Prokuroria kërkon dënimin me 4 vite burg për Gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i cili u denoncua në emisionin “Stop”, duke i kërkuar favore seksuale dhe rryshfet një nëne në këmbim të marrjes së kujdestarisë së fëmijës.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin I cili akuzohet për korrupion pasiv. Hysi u denoncua nga emisioni inestigativ “Stop” për marrje rryshfeti dhe favore seksuale ndaj një nëne në këmbim të dhënies së kujdestarisë së vajzës. Prokurori Klodian Brahoi kërkoi gjithashtu dënim plotësues për moslejim të ushtrimit të funksioneve publike 3 vite për gjyqtarin. Roland Hysi do të përfitojë 1/3 ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjhyqtari mungonte në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij Ardi Leka.
Bashkë me gjyqtarin Hysi është procedim edhe psikologia Elona Mëcani, e akuzuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Cështja për psikologen është veccuar dhe hetimet po kryhen nga Prokuroria e Fierit, për hetime. Gjykata e krimeve të rënda i ka caktuar Hysit masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa Psikologia Meçani është në masën arrest shtëpie. Gjatë seancës paraprake, Gjyqtari Hysi ka pretenduar se video e përgjimit të transmetuar në emisonin “Stop” nuk mund të shërbejë si provë për akuzat e ngritura ndaj tij. Në video, gjyqtari Hysi kërkonte favore seksuale ndaj nënës që kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj. Në seancën e radhës pritet që të jepet dhe vendimi për Gjyqtarin e Fierit Roland Hysi. /abcnews.al