Kulluri: Kurti po shkon drejt rënies së popullaritetit

schedule19:32 - 3 Gusht, 2023

schedule 19:32 - 3 Gusht, 2023

Analisti Edvin Kulluri thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shkon drejt rënies së popullaritetit.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se Kurti nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë, madje ka pasur dështime dhe përplasje me ndërkombëtarët.

“Unë besoj që pritshmëritë që ka ngritur Kurti për aspektet e brendshme, jo në raportin me njohjen, jo në raportin me Serbinë, por për çështje të korrupsionit, krimit, sundimit të ligjit, në raport me atë që ka ndodhur vërtet, tashmë janë dy skaje të papërputhshme, janë dy drejtëza të kithta. Duke pasur dhe presionin e dështimeve dhe përplasjeve me komunitetin ndërkombëtar dhe me serbët e veriut, Kurti, besoj, në mënyrë progresive por shkon drejt një rënie dhe do shkojë drejt një rënie të popullaritetit, sepse ata që e kanë votuar, të mbarsur nga premtimet bombastike, të bukura, romantike, por ra nga shiu në breshër.

Kur ti zhgënjen, emocionalisht njerëzit janë akoma më të angazhuar kundër teje. Kurti, me këtë trajektore, do ta çojnë si një lider të dështuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!