Albin Kurti i cili për javë të tëra deklaroi se nuk do të tërhiqej nga vendimet e tij bën një tjetër hap pas. Policia e Kosovës ka njoftuar se duke nisur që nga kjo e premte do të ketë një tjetër reduktim të pranisë policore në Komunat e Veriut me 25%, lëvizje kjo e cila është pjesë e marrëveshjes së Bratislavës që u arrit më 10 korrik mes zv.Kryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak.
Ky është reduktimi I dytë I pranisë policiore në Komunat e veriut pas reduktimit që nisi më 13 korrik të këtij viti.
Vendi për reduktim të mëtejshëm u mor pas vlerësimit të sigurisë që u bë nga Policia e Kosovës në Bashkëpunim me miisionin paqeruajtës të NATOS në këtë vend KFOR si dhe misionin e Bashkimit Europian për sundim të ligjit EULEX.
Ky është hapi I dytë që parashikon marrëveshja e Bratislavës e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për shtensionim të situatës në terren.
Hapi i radhës është mbajtja e zgjedhjeve të reja në Komunat e Veriut pas stinës së verës, hap ky mbi të cilin ka nisur puna nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e cila ka hartuar një udhëzim që do të bëjë të mundur largimin e kryetarëve nga komunat e veriut.
Albin Kurti, i cili edhe pas marrëveshjes së Bratislavës kërkoi të luhasë qëndrimin e tij duke thënë se ndoshta zgjedhjet në veri s’mund të mbahen në vjeshtë nëse s’ka ulje të tensioneve, duket se është tani më I detyruar që të shtrëngojë rripin dhe te mbaje