Mbretëresha e bukurisë venezueliane, Ariana Viera ka vdekur tragjikisht në një aksident të tmerrshëm me makinë në Florida. Ajo do të përfaqësonte vendin e saj të origjinës Venezuelën në konkursin Miss America Latine of the World 2023 në Republikën Domenikane në tetor.
Në Venezuelë ka shkaktuar tronditje fakti se mbretëresha e bukurisë 26-vjeçare Ariana Viera ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.
Sipas mediave ndërkombëtare, 26-vjeçarja besohet se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes më 13 korrik përpara se të përplasej me një kamion në liqenin Nona të Orlandos.
Vdekja e saj vjen dy muaj pasi ajo bëri një video rrëqethëse të funeralit të saj.
View this post on Instagram
Në maj, Viera postoi një video të frikshme në Instagram duke lënë të kuptohet për funeralin e saj të ardhshëm.
“Po regjistroj veten për funeralin tim të ardhshëm, sepse jam gjithmonë ajo që i merr videot, askush nuk po i filmon ato për mua”, shkroi ajo krahas një video me disa klipe të saj./abcnews.al
View this post on Instagram