KLGJ cakton kryetarin e komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve

schedule11:41 - 26 Shtator, 2019

schedule 11:41 - 26 Shtator, 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor caktoi këtë të enjte kryetarin e komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve. Pas propozimit të Brikena Ukperajt, Këshilli vendosi në krye të komisionit Medi Bicin.

Ai do të ketë një mandat dyvjeçar. Bici do të jetë kryetari i komisionit që do të garantojë mbështetje për anëtarët në përbërje të tij, por edhe të gjyqtarëve në tërësi.

Gjithashtu, drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor u bëri thirrje të gjithë juristëve të spikatur të aplikojnë për vendin vakant në Gjykatën e Lartë, i cili do të zëvendësojë Xhezair Zaganjorin.

Në ligj është parashikuar se kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të vijë nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë./abcnews.al