Prej 1 gushtit pajisja dhe rinovimi i dokumentave të identifikimit nuk kryhet më nga kompania “Aleat”, por nga shteti.
Por personat që kanë marrë kuponët me logon e ish koncesionarit dhe nuk i kanë përdorur nuk ka nevojë të blejnë kuponë të tjerë me logo të kompanisë shtetërore “IdentiTek”.
Kuponët e vjetër ata mund ti shkëmbejnë me kuponë të rinj pranë Postës Shqiptare aty ku dhe tregtohen.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndërsa aplikoi për rinovimin e pasaportës biometrike foli dhe për rikthimin e rezervimit të shërbimit online
Prej të enjtes në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët mund të gjejnë dhe kuponët për tu pajisur me pasaportë me procedurë të përshpejtuar.