Mashtronin grekë e italianë, sekuestrohet Call Center në Tiranë, 6 të arrestuar, në kërkim administratori i subjektit

schedule11:27 - 2 Gusht, 2023

schedule 11:27 - 2 Gusht, 2023

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj që të investonin para në tregje fiktive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Selita Center”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, është bërë i mundur sekuestrimi i një subjekti ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center dhe janë arrestuar 6 shtetas mes të cilëve përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit.

Mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit, Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Areteo Butsi, Emanuele Jaho dhe Fiodor Ziu, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i subjektit, shtetasi Julian Markaj

Ndërkohë në lidhje me këtë është shpallur në kërkim administratori i këtij subjekti.

Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./abcnews.al